PROFILI I BASHKISE

polican

Poliçani një qytet i vogël puntor dhe industrial , por me një ndërthurje harmonike të vlerave natyrore me trashgimine materiale-shpirtërore të popullsisë. Natyra e larmishme ,format e veçanta të relievit, klima e shëndetshme, ajri i pastër malor, dhe bota e larmishme bimore nga shkurret mesdhetare, deri ne drurët , pishat e pyjet që të dehin me aromen e këndshme.

”Tempujt e natyrës dhe të kulturës” kanë vlerë të madhe kulturore,shkencore,ekologjike,fetare,ekonomike dhe turistike.

Qyteti i Poliçanit shtrihet në pjesën jugore të Shqipërisë,bën pjesë në rrethin e Skraparit dhe qarkun Berat së bashku me bashkitë Çorovode,Kuçov,Berat dhe Ure-Vajgurore. Kufizohet me komunat Bogovë,Vëndresh,Vërtop.
Sipërfaqia e qytetit të Poliçanit është 283 Km ,ku 3400 m2 e zë sipërfaqia e gjelbër ,dhe 5070 ml e përbëjnë rrugët, nga të cilat 3570 janë rrugë të asfaltuara dhe 1500 ml rrugë të paasfaltuara. Numri dhe përbërja e popullsisë së qytetit ka ndryshuar cdo vit lidhur dhe me historikun e ndërtimit dhe krijimit të qytetit të Poliçanit. Lindja e qytetit të Poliçanit ka mbetur e fiksuar në kujtesën e banorëve vendas ,si qyteti që zbuti pasojat e krizës ekonomike të zonës dhe ushtroj ndikim të ndjeshëm në përmirësimin e gjendjes material dhe rritjen e nivelit të jetesës së saj.

 

 2 foto

Poliçani ka qënë një fshat i vogël për tu transformuar më vonë në një qytet industrial. Në vitin 1961-1966 u kthye në një kantier ndërtimi, me objektiv ngritjen e Uzinës Mekanike për prodhime ushtarake, që më vonë do të formohej Kombinati Mekanik Ushtarak,i cili ndodhet ne pjesën jugore të qytetit. Me fillimin e prodhimeve ushtarake ,thithja e një fuqie puntore e konsiderueshme nga disa rrethe të vendit ne vitin 1966-1967 u konsolidua qyteti i Poliçanit me një bazë të fuqishme të industrisë mekanike dhe asaj ushtarake. Ndërtimi i uzinës është nga të parat vepra ku u bë një punë e paimagjinueshme jo vetëm fizike por edhe shkencore. Uzina Mekanike u shndërrua në një shkollë për mësimin dhe përgatitjen e specialistëve dhe mjeshtrave të rrallë . Kjo uzinë “prodhoi” njerëz praktik dhe dinjitozë, me një disiplinë të rreptë dhe korrektësi në pune. Pati një rritje progresive të popullsisë si rrejdhoje e imigrimitë të qytetarëve nga qytete e troje të ndryshme të Shqipërisë.Në këtë mënyrë u konsolidua qyteti industrial i Poliçanit, në funksion të politikës të shtetit komunistë për zhvillimin e industrisë ushtarake, prodhimin dhe mirembatjen e monucioneve. Rritja progresive e popullsisë i dha një pamje arkitekturore qytetit, pasi u ndërtuan objekte banimi 4-5 kate, infrastruktura për adminstratën publike, u çel një shkollë e mesme e përgjithshme , dy shkolla të arsimit 8-vjeçar, një qëndër kulturore dhe shëndetësore, një bibliotekë në ndihmë të edukimit qytetar dhe arsimimit të brezave . Në funksion të kësaj ,vlen për t’u përmendur dhe nisma e bashkisë së Poliçanit për edukimin dhe arsimimin e fëmijëve të ngujuar të zonave të veriut.
Banorët e Poliçanit dhe administrata vendore kanë manifestuar vlera të mëdha humane ,duke goditur efektet dhe pasojat e dëmshme të fenomenit të gjakmarrjes, duke ndihmuar në arsimimin dhe integrimin e fëmijëve të ngujuar në shkollë dhe shoqërine civile.

1 foto

 

 

Popullsia e Poliçanit ka patur një luhatje ndër vite .Në vitin 1985,numri i popullsisë ishte rreth 6500 banorë, duke pësuar një rritje progresive në vitin 1989 me rreth 11 000 banore . Pas vitit 1990 për shkak të emigracionit, lëvizjes së lirë ,kërkimit të një jete dhe ekonomie më të mire, popullsia pësoi nje ulje për të arritur në vitin 2001 në 10 471 banorë. Lëvizjet e banorëve nga qyteti i vogel i Poliçanit drejt qëndrave të medha të banimit, ka sjell një renie drastike të popullsisë për të arritur aktualisht ne vitin 2009 në 10 000 banor .Popullsia e Poliçanit është cilësuar për solidaritetin vllazëror,humanizmin,trimerine dhe mikpritjen.

Natyra e Poliçanit është e larmishme dhe komplekse, perbehet nga fushat,lugina,kodrat e deri tek majat me te larta e te thepisuara te mbulara nga dëbora që zgjat 5-6 muaj në vit.

Relievi : Relievi i Poliçanit shtrihet nga lartësitë rreth 140 m mbi nivelin e detit në luginën e osumit deri në 2417 m në majën Çuka Partizane ,në malin e Tomorit. Format kryesore të relievit janë :luginat ,kodrat dhe vargjet malore të cilat formojnë një mozaik të vërtetë.

Lugina e Osumit : shtrihet në veriperëndim të Poliçanit midis lartësive 200-300m dhe 500-600m. Kjo lugine ka strukturë sinklinale (terrigjenët e përbëre nga shkëmbinjë flishorë).Zgjerime më të mëdha të kësaj lugine janë në veri të Poliçanit .Zgjerimet më të mëdha të kësaj lugine janë në Jaupas,Strorë dhe në veri të qytetit të Poliçanit,kurse ngushtimet takohen në sektorin Hambull-Çorovodë.

Mali i Tomorrit : Me një largësi 10 km nga qyteti i Poliçanit ndodhet mali i Tomorrit me lartësi 2379 m ,maja më e lartë Çuka Partizane me lartësi 2417 m mbi nivelin e detit si dhe Qafa e Kulmakut me lartësi prej 1430 m mbi nivelin e detit. Mali i Tomorrit ka potenciale të mëdha natyrore për turizmin alpin, për eksporimin nga turistët shqiptarë dhe të huaj , gjeografët, biologët etj. Mali i Tomorrit dhe Kulmakut është shpallur monument natyror ‘Parku Kombëtar i Tomorrit ” me VKM nr.102 datë 15.01.1996 . “Parku Kombëtar i malit të Tomorrit” shtrihet në lindje të rrugës nacionale Çorovod-Poliçan-Berat.

Klima: Qyteti i Poliçanit ka klime mesdhetare ,në zonën klimatike mesdhetare –kodrinore, me dimër relativishtë të ftohtë, verë të nxehtë dhe rreshje jo të shumta ,kjo si rrjedhoje e pengimit të erave shiprurëse nga malet e larta.

Hidrografia: Qyteti i Poliçanit shërben si arterie rrugore të lumit të Osumit i cili shtrihet ne veriperendim te qytetit. Ujrat përdoren për furnizimin e qëndrave të banuara ,për prodhimin e energjisë elektrike dhe për ujitjen e kulturave bujqësore.

Go to Top